Lajme

Deri në katër orë pritje për kalim të kufirit në Merdarë

08/06/2021 11:22
nga:Genita C

Pritjet e gjata për kalim në pikën kufitare në Merdarë po vazhdojnë të zgjasin.

Në dalje, kolona përshkon 1,300 metra rrugë, andaj qytetarët po presin  tre deri në katër orë.

Ndërsa, sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, në hyrje kalimi është më i lehtë, ku qytetarët presin 20 deri në 30 minuta, në kolonën 80 metërshe.