Lajme

“Deri në fund të javës”, Gjermania godet sërish Rusinë me ultimatum për armëpushim

05/13/2025 14:21
nga:Sh R

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë nëse deri në fund të javës nuk ka përparim në bisedimet për armëpushim me Ukrainën.

Duke folur në një konferencë shtypi me kryeministrin grek Mitsotakis, Merz ka përsëritur paralajmërimin për të rritur presionin ndaj Moskës.

“Do të shqyrtojmë fusha të tjera, si sektori i energjisë dhe tregjet financiare,” është shprehur ai, raporton The Guardian.

Kujtojmë se të hënën, Gjermania i kishte dhënë ultimatum Rusisë deri në mbrëmje për një përgjigje mbi armëpushimin e kërkuar me Ukrainën, gjë që Rusia e quajti të papranueshme.