Lajme

Deri në 6 orë pritje për mërgimtarët në Merdare

08/21/2021 15:55
nga:M K

Sipas Qendrës Kombëtare të Menaxhimit Kufitar pritjet në pikë-kalimin kufitar Merdar në dalje janë më shumë se gjashtë orë.

Në njoftim thuhet se pritje në dalje ka edhe në pikat tjera të kalimit si në Mutivodë, te Dheu i Bardhë dhe në Jarinje.

Për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni ueb faqen e MPB-së.

Tjetër rekord i zi: 2279 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, 8 viktima