Lajme

Deri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-it

02/02/2024 20:58
nga:G B

Delegacioni i Gjermanisë në NATO ka bërë të ditur se deri në 400 ushtarë gjerman pritet t’i shtohen forcave të KFOR-it në Kosovë.

Njoftimi i tyre është bërë përmes një postimi në “X”.

Është bërë e ditur se roli kryesor i ushtarëve gjermanë është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, koordinimi i ndihmës humanitare ndërkombëtare dhe asistimi në krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Tutje thuhet se pjesëmarrja e Gjermanisë në misionin paqeruajtës ndërkombëtar, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Pjesëmarrja e Gjermanisë në Forcën kosovare të udhëhequr nga NATO (KFOR), një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Sipas mandatit aktual të pafund, deri në 400 ushtarë gjermanë mund të dislokohen në KFOR”, thuhet në njoftim.

KFOR-i ka aktualisht rreth 4 mijën e 500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere.