Lajme

Deri në 30 gradë do të mbajë moti, në dy ditët e ardhshme

09/14/2021 23:11
nga:A. R.

Në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i ngrohtë në Kosovë.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit por në vlerat e temperaturave maksimale parashihet ngritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet tutje në njoftim.