Në kuadër të aksionit që ka nisur sot në mëngjes në Vërmicë deri tani janë arrestuar të gjithë udhëheqësit e Policisë së Shqipërisë në këtë pikë kufitare.
Express mëson se deri më tani janë arrestuar 25 zyrtarë policorë të Kosovës dhe mbi 30 zyrtarë policorë të Shqipërisë.
Ky aksion është ndërmarrë nën dyshimet për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “marrje e ryshfetit”.
Aksioni është duke u zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë.
Në kuadër të këtij aksioni pritet të arrestohen rreth 60 policë të Kosovës dhe Shqipërisë, nën dyshimet për korrupsion. Deri tash, janë arrestuar të gjithë udhëheqësit e Policisë së Shqipërisë në këtë pikë kufitare.
Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Speciale nisen aksionin e sotëm nën dyshimet për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “marrje e ryshfetit”, , në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë.
“Operacionit të sotshëm (i koduar me emrin “Pika 2”) i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit”, thuhet në komunikatën e përbahkët të këtyre dy institucioneve.
Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri.
Aksioni është duke vazhduar ende. Ky aksion është vazhdimësi e aksionit “Pika 1”, ku kishin përfunduar të arrestuar mbi 50 zyrtarë policorë.


