Euro2024

Deri më tani në Euro 2024 janë shënuar 10 autogola!

07/07/2024 22:47
nga:Lorik J

Deri më tani në Euro 2024 janë shënuar 10 autogola.

Franca e di mirë këtë, pasi dy nga tre golat e shënuar nga ta gjatë Euro 2024 ishin… autogola. Deri më tani janë shënuar 10. Rekordi, prej 11, u arrit në edicionin e fundit në vitin 2021, por ka të ngjarë që ky edicion ta kalojë atë rekord.

Siç raporton Sportmediaset, me shumë sulmues të bllokuar dhe skuadra që kanë vështirësi, shpesh janë golat e kundërshtarëve që zgjidhin problemet. Është e vështirë të japësh një shpjegim për këtë prirje që është një fakt evident. Në vitin 2016 ka pasur 3 autogola, në 2012 vetëm një. Asnjë në 2008, 2 në 2004 dhe vetëm një gjithashtu në 2000 dhe 1996.

/GazetaBlic Sport