Showtime

“Deri kur”, Don Xhoni paralajmëron këngën e re

06/14/2021 16:50
nga:G C

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, vazhdon të jetë shumë aktiv me projektet muzikore.

Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se shumë shpejt do të sjell këngën e tij më të re, shkruan GazetaBlic.

Kjo këngë e titulluar “Deri kur” do të lansohet me videoklip.

Përndryshe, projekti i tij i fundit “Unë foli i fundit” pëlqye në masë të madhe nga fansat e Don Xhonit./GazetaBlic/