Lajme

Dërguti: Raportet me ShBA-të nuk ndryshojnë radikalisht me ndryshimin e administratës

11/14/2024 22:15
nga:Y I

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, deklaroi se tashmë zgjedhjet në ShBA kanë përfunduar dhe konsolidimi i kabinetit të pushtetit të ri atje vazhdon deri më 20 janar, kur dihet zyrtarisht kush ku do të jenë.

Ajo shtoi se raportet e Kosovës me ShBA-në nuk ndryshojnë në kurs radikal me ndërrimin e administratave.

“Presidenti Trump është njëri nga iniciuesit të nënshkrimit të marrëveshjes së Washingtonit. Me siguri nga kushdo që është këtu, do të kërkojë ose do të rrisë dinamikën për zbatimin e asaj marrëveshjeje. Le të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, deklaroi Dërguti në Rubikon.