Lajme

Dërguti publikon dokumentin e 2011-ës për hyrje-dalje: Shtatë ditë kemi n’këtë dynja, gjashtë idhnim e një sefa

08/27/2022 21:45
nga:Genita C

Aida Dërguti nga PSD-ja ka folur lidhur me marrëveshjen që mundëson lëvizjen e lirë me anë të dokumenteve të identifikimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për shtetasit e dy shteteve respektive, raporton GazetaBlic.

Dërguti ka publikuar një dokument të kësaj marrëveshjeje të vitit 2011, teksa ka ironizuar me Qeverinë Kurti.

“Shtatë ditë kemi n’këtë dynja, gjashtë idhnim e një sefa”, ka shkruar Dërguti.