Lajme

Dërguti: Ja një ide për shpirtin opozitar të ministres Haxhiu

09/06/2022 09:05
nga:G B

Ish deputetja Aida Dërguti, ka reaguar ndaj ministres Albulena Haxhiu, të cilës i ka dhënë një ide, që si grua e pushtetshme në fushën e drejtësisë të fillojë një fushatë kundër abuzimeve seksuale me vajza të mitura në stilin #metoo.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se shumë vajza mund të përfitojnë nga kjo, raporton Gazeta Blic.

Dërguti ka thënë se mund të ndodhë edhe ndonjë dorëheqje politike.

Postimi i saj i plotë:

Ja një ide për shpirtin opozitar të ministres Haxhiu: si grua e pushtetshme në fushën e drejtësisë, mundet ta fillojë një fushatë kundër abuzimeve seksuale me vajza të mitura në stilin #metoo

Shumë vajza mund t’ia shohin hajrin, duke filluar kështu një ndryshim rrënjësor në mendësinë patriarkale, që si pasojë mund ta ketë trajtimin e grave njëherë e përgjithmonë, nga objekt në subjekt. Helbete mund të ndodhë edhe ndonjë dorëheqje politike

Peshku qelbet nga koka.