Zyrtarisht nga nesër, partitë politike futën në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Sonte në emisionin Rubikon, pas intervistës me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, me analistët e ftuar, në studion e Klan Kosovës iu bë një analistës listës me kandidatë për deputetë të këtij subjekti politik.
Analistja politike, Aida Dërguti, vlerësoi faktin se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po garon e vetme dhe pa NISMA-n.
Sipas saj, ky mund të jetë avantash i partisë së Ramush Haradinajt.
“Mund të ketë rritje, por nuk po futem tek shifra”, deklaroi ajo.


