Lajme

Dërgohet pa shenja jetë një foshnje në Spitalin e Mitrovicës

09/02/2021 09:47
nga:M K

Policia ka pranuar një informatë nga Spitali i Mitrovicës për sjelljen e një foshnje pa shenja jete.

Sipas policisë, foshnja u soll në spital nga nëna e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË /Mitrovicë, 01.09.2021 – 08:22.

Nga Spitali i Mitrovicës është raportuar se ankuesja femër kosovar ka sjell pa shenja jete foshnjën e saj të gjinisë femërore.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.