Lajme

Dërgohet në emergjencë e lënduara nga rënia e çatisë së objektit të komunës, kjo është gjendja e saj!

01/18/2024 13:50
nga:Y I

Një vajzë ka mbetur e lënduar mesditën e sotme nga shembja e kulmit të ndërtesës së Komunës së Re të Prishtinës.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka konfirmuar se e njëjta është pranuar në emergjencë dhe është rreth 24 vjeçare.

Ai nuk dha mës humë detaje rreth gjendjes së saj shëndetësire.

“Eshtë pranu një e lënduar tek ne, diku 23-24 vjeç. Jemi duke i kryer ekzaminimet e nevojshme” tha shkurt Syla për “Gazeta Blic”

LAJMI I FUNDIT: Bie kulmi i objektit të Komunës së re të Prishtinës, dyshohet për një person të lënduar