Arlind Manxhuka, zëdhënës i VV-së, ka thënë se opozita ka siklet në këto tri pika: Vetting, Byroja e Konfiskimit të Pasurisë dhe Ligji i ri për Këshillin Prokurorial, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se jo rastësisht nomenklatura e moçme i ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese këto.
Postimi i tij i plotë:
Sikleti në 3 pika:
Vettingu;
Byroja e Konfiskimit të Pasurisë;
Ligji i ri për Këshillin Prokurorial.
Jo rastësisht nomenklatura e moçme i ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese këto.


