Lajme

“Derë më derë e dorë më dorë për 118”- Statovci takime të shumta me qytetarë, merr mbështetje të jashtëzakonshme

09/20/2025 22:30
nga:Y I

Jeta Statovci, bartëse e listës së kandidatëve për Kuvendin Komunal në Prishtinë nga GUXO me numër 118 po vazhdon me entuziazëm dhe pandalur fushatën elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit.

Statovci së bashku me bashkëpartiakë ‘derë më derë, dorë më dorë’ po vazhdojnë takimet me qytetarë në kryeqytet.

Ajo së bashku me Teuta Komoni, Jeton Mehmeti dhe Luan Dizdari kanë takuar gjatë ditës së sotme qytetarë dhe biznese të ndryshme dhe kanë marrë mbështetje të jashtëzakonshme.

“Qendra. Derë më derë, dorë më dorë. Së bashku me Teuta Komoni 3, Jeton Mehmeti 2, Luan Dizdari Foto Nesha 7.Jeta Statovci 118 ” shkruan Statovci raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: