Sporti

Derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit, nuk do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

09/30/2025 12:58
nga:Mergim Rreci

Ndeshja ndërmjet FC Prishtinës dhe FC Ballkanit, e vlefshme për javën e 8-të në Superligën e Kosovës, do të zhvillohet këtë të shtunë, më 5 tetor, me fillim nga ora 15:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

Ky ndryshim i lokacionit vjen për shkak të nevojës për mirëmbajtje dhe përpunim të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e ardhshme të Kombëtares së Kosovës.

Përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit konsiderohet si takimi kryesor i javës së 8-të, në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kujtojmë që të dy skuadrat e kanë nisur shumë mirë edicionin e ri, duke u renditur në pozitat një dhe dy.