Mbrëmjen e djeshme të gjitha biletat u shitën për ndeshjen Milan-Inter në San Siro.
Në stadium u shitën të gjitha biletat, teksa duke pasur parasysh kufizimet numri i tifozëve ishte në 75% të kapacitetit, përcjell GazetaBlic Sport.
Numri i përgjithshëm i shikuesve, shkruan Gazzetta dello Sport, ishte 56,000, 668 tifozë në tribuna.
Nga shitja e e biletave skuadrat fituan një total prej gati 5 milionë eurove.
Ndeshja mes Milanit dhe Interit përfundoi me rezultatin 1:1, me golat që u shënuan nga Calhanoglu dhe De Vrij (autogol).
/GazetaBlic Sport


