Ka përfunduar derbi i madh mes Dritës dhe Gjilanit.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një takim jashtëzakonisht interesant, me dy skuadrat që kërkuan fitoren deri në sekondat e fundit.
Kelmendi shënoi për Gjilanin në pjesën e parë, kurse Blakçori barazoi shifrat në 1 me 1.
Ish futbollisti i skuadrës së Dritës, Liridon Leci ka ardhur me një postim interesant pas përfundimit të këtij takimi. Ai ka qenë shumë aktiv me komentet e tij në javët e fundit për rivalitetin e këtij derbi dhe tashmë siç duket ka ironizuar me rezultatin e ndeshjes.
Ky është postimi i tij.

/GazetaBlic Sport/


