Sporti

Derbi me Interin, Pioli nuk merr lajme të mira nga Ibrahimovic

02/01/2022 14:34
nga:Mergim Rreci

Sipas raporteve të shumta në Itali, Zlatan Ibrahimovic mund të humbasë ndeshjen derbi të së shtunës kundër Interit pasi ai ende ndjen dhimbje në tendinën e tij.

Suedezi u detyrua të largohej nga fusha në ndeshjen e fundit të kuqezinjve para pushimit kundër Juventusit me 23 janar, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ka punuar në Milanello gjatë javës së fundit, por sipas La Gazzetta dello Sport, Stefano Pioli mund të detyrohet të përballojë ndeshjen ndaj Interit pa shërbimet e tij.

Ibrahimovic ende ndjen dhimbje, kështu që Pioli dhe stafi i Milanit do të marrin një vendim në lidhje me disponueshmërinë e tij vetëm disa orë para fillimit.

Sky Sport Italia konfirmon se Ibrahimovic nuk është rikuperuar ende nga lëndimi i tij.

Megjithatë, sulmuesi do të bëjë gjithçka që mundet për të qenë në dispozicion kundër Nerazzurrëve kur Serie A të rifillojë të shtunën.

/GazetaBlic Sport/