Java e tretë e Serisë A, sjell një nga ndeshjet më të rëndësishme në Itali, siç është derbi Juventus-Inter.
Dy ekipet do të përballen mes tyre të shtunën e 13 shtatorit, ku do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.
Për këtë supersfidë, arbitër kryesor është zgjedhur Andrea Colombo. Tekniku 34-vjeçar do të arbitrojë për herë të parë në karrierë një Juve-Inter, ndërsa për të është edhe debutimi sezonal në Serie A.
Ndihmës të Colombo-s në fushë do të jenë dy asistentët, Peretti dhe Perrotti. Mazzoleni do të jetë përgjegjës për VAR-in, së bashku me Abisson në AVAR.
Colombo i sjell fat Interit, pasi në gjashtë përballje me të, zikaltërit numërojnë pesë fitore, ku spikat ajo ndaj Milanit në vitin 2024, kur fituan titullin kampion.
Sa i përket Juventusit, bardhezinjtë janë gjykuar nëntë herë nga 34-vjeçari dhe numërojnë katër fitore, dy barazime dhe tre humbje


