Sporti

Derbi i Serie A mbyllet me barazim, Atalanta dhe Juventus ‘kënaqen’ me nga një pikë

01/14/2025 22:40
nga:Mergim Rreci

Atalanta dhe Juventus kanë barazuar në super ndeshjen e sotme në Serie A.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Kalulu realizoi për epërsinë e ‘Zonjës së Vjetër’ në minutën e 54-të, kurse Retegui barazoi shifrat në minutën e 78-të.

Të dy skuadrat kishin edhe raste të tjera, por që në fund u ‘kënaqen’ me nga një pikë.

/GazetaBlic Sport/