Sporti

Derbi i Madridit shkon në vazhdime, Arsenal dhe Aston Villa sigurojnë çerekfinalen

03/12/2025 22:54
nga:Mergim Rreci

Arsenal dhe Aston Villa janë dy skuadrat e radhës që kanë siguruar çerekfinalen.

Topçinjtë e eliminuan PSV-në, kurse Aston Villa ia doli ndaj Club Brugge, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja tjetër mes Atletico Madrid dhe Real Madrid shkon në vazhdime, sepse rezultati pas 90 minutave lojë ishte 1 me 0.

Rezultati i përgjithshëm nga të dy takimet momentalisht është 2 me 2, kurse do të mbetet të shihet se a do të ketë fitues pas vazhdimeve apo do të nevojiten edhe penallti.

/GazetaBlic Sport/