Sporti

Derbi i madh Prishtina – Ballkani në xhiron e parë të Superligës

07/27/2026 13:33
nga:L J

Është publikuar orari i xhiros së parë të sezonit 2026/27 në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampionati i ri do të nisë me përballje interesante, ku menjëherë në javën e parë do të zhvillohet derbi i madh mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Xhiroja e parë, Superliga e Kosovës 2026/27:

Prishtina – Ballkani
Drita – Llapi
Vushtrria – Malisheva
Drenica – Dukagjini
Feronikeli ’74 – Gjilani

/GazetaBlic Sport