Shkëndija ka siguruar fitore të rëndësishme në elitën e futbollit maqedonas duke mposhtur në shtëpi Vardarin me rezultat 3-0.
Llogarinë e golave e hapi Çinari në minutën e 34’të të takimit për të dyfishuar avantazhin në minutën e 39’të me golin e dytë personal, shkruan GazetaBlic Sport.
Në pjesën e dytë për 3-0 shënoi Dita në minutën e 54’të.
Me këtë rezultat Shkëndija shkon në kuotën e 42 pikëve në pozitën e 3’të aq sa ka edhe Struga në vendin e dytë, kurse lider vazhdon të mbetet Shkupi me 43 pikë.
/GazetaBlic Sport.