Sporti

Derbi i Italisë, Maresca do të gjykojë sfidën Inter-Juventus

01/31/2024 13:29
nga:Lorik J

Fabio Maresca do të jetë gjyqtari kryesor i supersfidës së Serie A, Inter-Juventus.

Ai fitoi votën me Guidën, pretendentin tjetër për të drejtuar ndeshjen e shumëpritur mbrëmjen e së dielës.

Ndeshja mes dy skuadrave më të mira në Itali për këtë sezon do t’i besohet 42-vjeçarit napolitan, i cili ka arbitruar nëntë ndeshje në Serie A këtë sezon.

Dy me Interin, ku zikaltërit mposhtën Lazion dhe Romën dhe një me Juventusin, atëherë kur bardhezinjtë triumfuan ndaj Lazios. Në vend të kësaj, do të jetë e para për të në derbin e Italisë.