Sporti

Derbi gjilanas në rrezik? Fushës së stadiumit me bari sintetik iu vu flaka me benzinë

09/14/2022 09:44
nga:L J

Derbi mes Dritës dhe Gjilanit pritet me padurim nga të gjithë admiruesit e futbollit vendor. 

Ky derbi ishte paraparë të zhvillohet sot me fillim nga ora 15:00, por diçka e pazakontë ka ndodhur gjatë mbrëmjës. Fusha e stadiumit me bari sintetik nuk është në gjendjen më të mirë, pasi iu është vënë flaka me benzinë pak orë para derbit, raporton GazetaBlic Sport.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe tashmë po shikon terrenin.

Ende nuk dihet nëse mund të riparohet gjendja e fushës dhe të luhet derbi.

I vihet flaka fushës së stadiumit me bari sintetik pak orë para derbit të madh Drita – Gjilani!

/GazetaBlic Sport