Euro2024

Derbi edhe në merkato, Milan dhe Inter në garë për Hojbjerg

06/29/2024 13:09
nga:Mergim Rreci

Derbi milanez në merkato. Interi dhe Milani janë të interesuar për Pierre Hojbjerg, i cili do të largohet gjatë merkatos verore nga Tottenhami. Edhe pse ka edhe një vit kontratë me Spurs.

28-vjeçari është pjesë e londinezëve prej gushtit të vitit 2020, teksa më parë ka luajtur edhe me klube si Bayern Munich, Schalke 04, Augsburg dhe Southampton.

Mesfushori është pjesë fikse e kombëtare daneze (80 ndeshje dhe 10 gola), skuadër me të cilën i ka luajtur të tria ndeshjet e fazës së grupeve në Euro 2024.

Lexo edhe:
Prezantim fantastik në Europian, Strakosha ndiqet nga klubi italian
Bellingham: E di që ka shumë negativitet, por ndjej se gjithçka është ndryshe në stadium
Uruguai bën detyrën ndaj Bolivisë, Panamaja surprizon në “Copa America”
Dortmund shumë pranë firmës me Guirassy, zbulohen detajet e transferimit
Ndërkohë që pritet të konfirmohet mes titullarëve edhe në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Gjermanisë. Ndeshje e vlefshme për një biletë në çerekfinalet e Euro 2024.

Hojbjerg, i cili u shpall më i miri i ndeshjes në barazimin 1-1 kundër Anglisë, përfiton 3.3 mln euro në sezon. Drejtuesit e Tottenhamit kërkojnë rreth 15 mln euro për ta lënë të lirë.

Dy klubet e njohura italiane duan shërbimet e “luftëtarit” nordik, i cili pëlqehet shumë edhe nga Atletico Madrid e Diego Simeones.