Lajme

Dera e xhamisë në Ferizaj punohet nga vëllai dhe nipi i Ipeshkvit të Kosovës

06/10/2023 15:35
nga:Astrit Gashi

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se dera e xhamisë në fshatin Gaçkë në Ferizaj është punuar nga mjeshtri Zef Gjergji dhe djali i tij Emanueli të cilët njëkohësisht janë vëllai dhe nipi i Ipeshkvit të Kosovës.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se dera peshon rreth 700 kilogram.

“Dera e xhamisë në fshatin Gaçkë në Ferizaj është punuar në mënyrë të veçantë nga mjeshtri Zef Gjergji dhe djali i tij Emanueli të cilët njëkohësisht janë vëllai dhe nipi i Ipeshkvit të Kosovës”.

“Dera e kësaj xhamie përveç së është punuar në mënyrë të shkëlqyer që do ta zbukurojë edhe më shumë këtë xhami, kjo punë veç tjerash tregon edhe nivelin e lartë të harmonisë fetare që mbizotëron në vendin tonë. Derë peshon rreth 700 kilogram, ndërsa e veçanta e saj është doreza prej bronzi e punuar nga skulptori Agon Qosa”, thuhet tutje në njoftim.