Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci ka analizuar raportin financiar të RTK-së. Ndër të tjera, Statovci ka bërë krahasimin e shpenzimeve të personelit të RTK-së, karshi shteteve të rajonit.
RTK prinë dukshëm me shpenzime, krahasuar me televiziovet publike në shtetet e rajonit.
“Nga analiza në mes të hyrave dhe shpenzimeve, një segment i cili është në rritje të pashpjegueshme është elementi mbi pagat. Pra nga viti 2010 ne 2021, shpenzimet në paga kalojnë nga 4 milion në 9 milion; kurse investime kapitale që do mundësonin instrastrukturë më të avancuar dhe ambient më të përshtatshëm përgjysmohen.
Shpenzimet e personelit të TV publike në Mal të Zi janë 49.5% e të hyrave të pergjithshme, Slloveni 44.1%, Maqedoni 33%, Shqiperi 35%, kurse në RTK 71% e buxhetit.
Kontratat ne veper levizin ne vitin 2013 nga 152 ne 218; befasisht zyra e prokurimit rrit numrin e personelit te angazhuar nga 5 ne 12, e zyra e strategjise kalon nga 1 staf te angazhuar ne 17, kurse si jemi ne dijeni, RTK pritej te draftonte nje strategji per te kaluar drejte financimit adekuat dhe te qendrueshem. As ne vitin 2020 nuk kemi informata te jete trajtuar qeshtja e pavarsise financiare; kurse barra ndaj buxhetit te Kosoves vazhdon me rritje.
Segment interesant eshte dhe numri i te punesuareve nder vite ne marketing nga 1 ne 17 staff; sigurisht qe rritje ne kapacitet do duhej te percillej dhe ne rritjen e te hyrave; mirpo te hyrat nga marketing vazhdojn te bien” ka thënë ndër të tjera, Jeta Statovci.


