Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci ka publikuar qëndrimin e partisë së saj për tërheqjen e 30% të mjeteve të Trustit, raporton Gazeta Blic.
Derisa të enjten pritet votimi në Kuvend i Trustit, Statovci tha për Gazeta Blic se qëndrimin përfundimtar do ta marrin në mbledhjen e Grupit Parlamentar.
“Qendrimi i ynë rreth Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti do të qartësohet në mbledhjen e Grupit Parlamentar”, ka theksuar ajo.
Megjithatë, shton ajo se qëndrimi përfundimtar për Trustin merret bazuar në argumentet e BQK-së dhe të Fondit Pensional.
“Pozicioni jonë do të bazohet më shumë në argumentet e ofruara nga Banka Qendrore e Kosovës dhe përfaqësuesit e Fondit Pensional, pergjatë mbledhjes së Komisionit për Buxhet, lidhur me temën në fjalë”, ka theksuar Statovci për Gazeta Blic.
Ndërkohë, PDK i ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë të enjten Trustin, për faktin se vendi është futur në krizë ekonomike, si pasojë e inflacionit të madh.
LAJMI I FUNDIT / Trusti të enjten në rend dite në Kuvend, kjo është kërkesa e fundit e PDK-së