Lajme

Deputetja Krasniqi ndez qirinj për policin e vrarë në veri

09/24/2023 20:47
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka ndezur qirinj në nderim të të jetës së rreshterit të Policisë Afrim Bunjaku, i cili sot ra heroikisht në detyrë, raporton Gazeta Blic.

Postimi i saj i plotë:

Në nderim të jetës së rreshterit të Policisë Afrim Bunjaku, i cili sot ra heroikisht në detyrë, ndezëm disa qirinj pranë stacionit policor në Prishtinë.

Lavdi!