Lajme

Deputetja Krasniqi deklaron votën pro tërheqjes së Trustit

06/22/2022 10:07
nga:Q R

Deputetja Rrezarta Krasniqi nga Lidhja Demokratik e Kosovës, ka deklaruar votën pro tërheqjes së Trustit, shkruan GazetaBlic.

Ajo përmes një postimi në ‘Facebook’, është shprehur se rritja e vazhdueshme e çmimeve në vend ka shkaktuar krizë ekonomike, andaj Krasniqi e sheh të rrugës që të lejohen qytetarët të tërheqin një pjesë të kontributit të tyre nga nga Fondi Pensional-Trusti.

Ky është shkrimi i plotë i saj:

Ngritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve të ndryshme, ka shkaktuar krizë mbi ekonominë e vendit, rrjedhimisht ka vështirësuar jetesën për qytetarët, të cilët me të drejtë kërkojnë tërheqjen e kontributeve të tyre nga Fondi Pensional – Trusti. Andaj unë kam vendosur që në seancën e sotme plenare të pozicionohem në mbështetje të kërkesave të qytetarëve duke votuar PRO miratimit të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, i cili mundëson tërheqjen e një pjese të kursimeve, që sigurisht se nuk e rrezikon pleqërinë e qytetarëve, siç po pretendohet në mënyrë të vazhdueshme nga partia në pushtet e cila është rreshtuar kundër kësaj iniciative.
Me qytetarin, në të mirë e në të keqe!