Lajme

Deputetja Hoxha: PDK pritet të iniciojë një projektligj për krimet seksuale

10/14/2022 13:07
nga:N M

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka propozuar të premten miratimin e një projektligji për regjistrimin shtetëror të personave të dënuar për krime seksuale.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, në seancën e sotme plenare tha se fenomeni i veprave penale, si dhunim, sulm seksual dhe ngacmim është në rritje dhe meriton trajtim serioz.

“Fenomeni i këtyre krimeve është në rritje dhe meriton jo vetëm trajtimin ligjor, por njëkohësisht edhe atë psikosocial, kulturor dhe edukativo-arsimor. Prandaj me qëllimin që të aderohet ky fenomen, konsiderojmë se nuk është e përshtatshëm vetëm të propozohet rishikimi i kodit penal, pasi rishikimi i sanksioneve penale nuk e garanton zvogëlimin e këtyre rasteve. Prandaj jam këtu në emër të grupit parlamentar të PDK-së që të propozojmë hartimin dhe miratimin e një projektligji që do të mundësonte evidentimin dhe regjistrimin e të dhënave të autorëve të krimeve seksuale në të cilat do të kishte qasje shteti dhe shoqëria. Miratimi i një ligji të tillë do të mundësonte krijimin e një mekanizmi që do të evidentohen dhe regjistrohen të dhënat e personave të dënuar me vendime gjyqësore të formës së prerë me vepra penale, si dhunimi, sulmi seksual dhe ngacmimi. Kjo do të kishte efekt të jashtëzakonshëm në luftimin dhe parandalimin e këtyre krimeve”, tha ajo.

Këtë qëndrim Hoxha e bëri gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës në seancën e Kuvendit.

Hoti, Bislimit: Nga Shqipëria importet janë zvogëluar për 10%, por nga Serbia janë rritë me 30%