Lajme

Deputetja e VV-së: Opozita nuk e dëshiron liberalizimin e vizave në kohën e Qeverisjes Kurti

06/23/2022 18:20
nga:Astrit Gashi

Deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku ka shkruar se opozita në Kuvendin e Kosovës po feston, pasi që në samitin e BE-së në Bruksel nuk pati sinjale për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ajo ndër të tjera shkroi “se opozita nuk interesohet për qytetarët, por vetëm që liberalizimi i vizave të mos ndodhë gjatë kohës që kryeministri Kurti udhëheq Kosovën”.

Postimi i plotë:

Po feston opozita në Kuvend.

Nuk paska ende pëlqim për liberalizim të vizave ??

E tash, a po flasim për të njëjtin popull?

Për Trustin??? Kinse të brengosur për qytetarët këta milionerë. Ata nuk e kanë brengën e pensionit. I kanë siguruar edhe nipat mootiiiii.

Vizat edhe ashtu i kanë në pasaporta, e sa për qytetarët….

Për ata është me rëndësi vetëm një gjë, të mos ndodhë liberalizimi në kohën e Qeverisjes Kurti.