Lajme

Deputetja e VV-së: Nuk pres që të këtë ikje të madhe të kosovarëve pas 1 janarit

12/27/2023 22:13
nga:Y I

Deputetja e Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani duke folur rreth rrezikut se a mund të zbrazet Kosova pas 1 janarit ka thënë se një frikë e tillë ekziston.

Megjithatë ajo në emisionin ‘Politiko’ ka dekalruar se beson se nuk do të këtë ikje të madhe nga vendi.

Sipas saj, është fatkeqësi që kriteri politik ka ndikuar që liberalizmi i vizave të ndodh vetëm tani në vitin 2024 edhe pse shumë vite me parë ishin plotësuar kriteret.

“Duhet ta kemi të qartë se secili qytetarë që udhëton duhet ta kuptojë se liberalizmi i vizave ka rregulla që duhet t’i respektoj paraprakisht që ato të gjejnë zbatim në zonën shengen dhe nuk duhet të shihet si mundësi që të fitohet një vizë pune, por vetëm për vizita familjare dhe është e karakterit ekonomiko-komercial”, ka thënë Ujkani, duke shtuar se nuk pret që të këtë dyndje të ikjes së qytetarëve të Kosovës pas 1 janarit drejt shteteve të zonës shengen.