Lajme

Deputetja e VV-së ia huq fort; citon Naim Frashërin në thënien që nuk është e tij

01/31/2022 11:19
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, duket se nuk e ka haberin mbi thëniet e poetëve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Në një shkrim të saj në Facebook, Ujkani, citon Naim Frashërin në thënien që nuk është e tij.

“Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë. Nëse kërkon të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë”, është thënie e shkruar nga Sami Frashëri, por që Ujkani mendon se këtë e ka shkruar Naim Frashëri.

I gjithë ky ngatërrim nga deputetja, është bërë në një reagim të saj ndaj mësuesit nga Vushtrria, i cili ishte bërë i famshëm për vallëzimin e tij në TikTok.

Teksa deputetja e VV-së kërkon të merren masa ndaj këtij mësuesi, flet edhe për arsimim dhe edukim, por që një lëshim i tillë nuk i ka hije një personi që mund të jetë i arsimuar, aq më pak deputete për dy mandate.

Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë. Nëse kërkon të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë.” Naim Frashëri

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, në veçanti juve nxënës të Gjimnazit “Eqrem Çabej”- Vushtrri, dhe juve prindër.
Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit “Eqrem Çabej” është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese.

Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Sepse veprimet tij përmes videove lën të kuptojnë, që një profesor i tillë nuk mund të arsimoj dhe edukoj kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë.

Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare