Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinota Demi-Murtezi, ka reaguar për dhunën mes Izraelit dhe palestinezëve.
Deputetja kosovare ka dal në përkrahje të palestinezëve për të cilët ka thënë se janë jetimët e pambrojtur të “botës së vdekur demokratike”,
“Palestina dhe palestinezët, jetimat e pambrojtur të “botës së vdekur demokratike”.#FreePalestine”, ka shkruar Demi-Murtezi.
Kujtojmë se mbrëmë ka qenë një natë luftimesh midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, ku mbi 250 raketa u lëshuan dje drejt shtetit hebre nga Rripi i Gazës. Burimet palestineze raportojnë se mbi 20 persona janë vrarë, përfshirë 9 fëmijë dhe dhjetëra janë plagosur.
LEXO EDHE: