Lajme

Deputetja e VV-së: Ajo çfarë ndodhi sot në kufirin me Serbinë sinjal se situata mund të përshkallëzohet

04/17/2024 22:18
nga:Y I

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu tha në emisionin Now në Euronews Albania se bllokimi i qindra shqiptarëve të Kosovës në kufirin me Serbinë është hakmarrje e pastër e presidentit Vuçiç ndaj votës pro për Kosovën në KiE.

Ajo theksoi se ajo që ndodhi sot është një sinjal që situata mund të përshkallëzohet duke shtuar se ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë menjëherë.

Sipas saj këta të fundit duhet ta marrin seriozisht situatën dhe që të tregohen të paanshëm.

“Sot gjatë ditës, u tregua ajo që Vuçiç ka paralajmëruar më parë dhe mendoj se përgjegjësi i vetëm për këtë është Vuçiç. Aspekti ndërkombëtar duhet t’i kërkoj llogari. Kohë më parë presidenti serb paralajmëroi se nëse Kosova do shkonte një hap para në KiE, do të vepronte. Vazhdimisht kemi qenë duke e paralajmëruar faktorin ndërkombëtar që të jenë të kujdesshëm ndaj Serbisë. Ajo që ndodhi sot është një sinjal që situata mund të përshkallëzohet. Mendoj se është momenti që të dëgjohen ndërkombëtarët dhe nga ana tjetër të tregohet paanshmëri nga ana e tyre, që ta shohin se sa serioze është situata. Jemi duke e trajtuar seriozisht situatën. Do jemi shumë më vigjilentë sesa tani. Për mua është një sinjal që një situatë e tillë do të përshkallëzohet në të ardhmen”-tha ajo.