Lajme

Deputetja e PDK’së për Kurtin: Ai i ka votat që ta rrëzojë vetë qeverinë!

12/25/2021 08:33
nga:M K

Dialogu Kosovë-Serbi po trajtohet me seriozitet të plotë dhe në mënyrë të barabartë, vlerëson deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni.

Por sipas tij, ata që duan bllokim e procesit të normalizimit në vend normalisht do të shfrytëzojnë çdo pretekst për të penguar dhe rrënuar Kosovën.

“Mendoj që do të duhej të trajtohej siç është dhe ajo që bënë Qeveria e Kosovës kryeministri Kurti është ajo që duhet të bëhet. Nëse është dialog të trajtohet nga të dyja palët. Por nëse janë negociata dhe ajo kërkon barazinë, reciprocitetin dhe kërkon përgjegjësinë e dyanshme për t’i zbatuar marrëveshjet. Kryeministri Kurti ka konsoliduar pozicionin e Kosovës”.

“Ata që duan rrënim dhe bllokim të procesit të normalizimit në Kosovë normalisht do të shfrytëzojnë çdo pretekst për të penguar procesin, për të rrënuar Kosovën. Kosova duhet të bashkohet në sfidën që ka në raport me Serbinë”.

Tutje, ai tha se zgjedhjet të reja do të ishin një absurd i llojit të vet dhe në këtë mënyrë do të bëheshim ndër popujt që bëjnë zgjedhje më së shpeshti.

“Zgjedhjet të reja do të ishin një absurd i llojit të vet. Dhe do të bëheshim ndër popujt që bëjnë zgjedhje me së shpeshti pa arsye pa gjasa që të ndryshojë diçka. Kosovës i duhen ndryshime pozitive dhe ato janë në proces”, tha Hyseni.

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi tha se në zgjedhje Kurti mund ta dërgojë vet vendin se ngase i ka më shumë se 50% të fuqisë politike.

Sipas, Musliu-Shoshit dialogu është një proces në të cilin Qeveria Kurti do të duhej të ishte transparente me opozitën dhe korrekte me partnerët strategjik sidomos me ShBA-në dhe BE-në, raporton EO.

“Në zgjedhje Kurti mund ta dërgojë vet vendin se i ka më shumë se 50% të fuqisë politike. Ai i ka votat që ta rrëzojë qeverinë kurdo që ai mendon se edhe të rrezohet dhe siç po shihet nuk e kemi një qeveri e cila është duke përmbushur programin as legjislativ dhe as Qeverisës. Nëse vazhdojnë me këtë tempo atëherë unë mendoj që ose do të kemi dështim ose zgjedhje. Dialogu është një proces në të cilin qeveria Kurti do të duhej të jetë transparente me opozitën dhe të ishte më korrekte me partnerët tanë strategjik, sidomos me ShBA-në dhe BE-në”.

“Unë e shoh një shans të mirë për Qeverinë Kurti pasi që kemi një angazhim më të veçantë nga Britania e Madhe dhe ShBA-ja që ky proces të ecë përpara. Mendoj se kjo krejt është në diskursin e Qeverisë Kurti se sa do të dijë ta shfrytëzojë në të mirë të vendit tonë. Ne si PDK e mbështesim këtë proces gjithmonë duke respektuar Kushtetutën e vendit tonë dhe një marrëveshje që garanton ulëse në OKB”, tha Musliu-Shoshi.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha nuk janë të kënaqur me transparencën dhe formatin me të cilin është duke u zhvilluar dialogu me Serbinë.

Madje, ai tha se Aleanca është e përgatitur në çdo kohë që të shkojë në zgjedhje, raporton EO.

“Si aleancë nuk jemi të kënaqur me transparencën dhe formatin me të cilin është duke u zhvilluar dialogu. Por sido që të jetë këto janë çështje që ne si kryesi do t’i marrim ditët në vijim qëndrimet dhe do t’i prezantojmë”.

“Aleanca është e përgatitur në çdo kohë që të shkojë në zgjedhje. Pa marrë parasysh muajin apo vitin ne jemi parti serioze, shtetëformuese. Sa i përket rënies apo mos rënies së qeverisë qeveria Kurti i ka numrat dhe ai mund ta rrëzojë veten. Opozita si tersi nuk ka numër të mjaftueshëm të votave që ta rrëzoj qeverinë”, tha Dreshaj.