Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi është shprehur se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës nuk ka plan as strategji sa i përket shërbimit diplomatik.
“Ministria nuk e di se çfarë është shërbimi i jashtëm. Më befason presidentja Vjosa Osmani sepse e di si funksionin ky shërbim. Duhet ta kesh parasysh se çfarë i shkakton shtetin në raport me shtetet që na kanë njohur”, ka thënë ajo, duke folur për vendimin për shkarkimin e 12 ambasadorëve, njofton Klan Kosova.
“Ekziston rreziku që vendet të mbesin vakante pa ambasadorë. Ky është vendimi më i lehtë që mund ta marrë një ministër dhe një president. Mirëpo duhet të analizosh se çfarë mund t’i shkaktosh dëm vendit në politikën e jashtme”.
Musliu-Shoshi ka thënë se nga ajo që dinë, asnjë prej 12 ambasadorëve të shkarkuar nuk është kontaktuar nga ministria prej votimit të qeverisë së re.
LEXO EDHE:
Sahatqija: Vendimi i Gërvalles – një mesazh i keq për shtetet tjera


