Deputetja e PDK-së, Ariana Mushliu Shoshi, ka thënë se Trusti nuk është zgjidhja më e mirë por është e duhura, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo u ka bërë thirrje deputetëve që të dëgjojnë zërin e qytetarëve, pasi besimi i tyre u dha këtë privilegj që të jenë deputetë.
“TRUSTI nuk është zgjidhja më e mirë, POR është e duhura. Kolegë deputetë, dëgjone zërin e qytetarëve sepse është besimi i tyre që ju dha këtë privilegj që të vendosni për mirëqenien e tyre, sidomos në ditë të vështira”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta Blic/


