Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se më shumë na ka përfaqësuar Dua Lipa se sa Vjosa, Albini e Donika bashkë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Dua Lipa nuk ka nevojë për promovim por e zgjodhi Kosovën për Kosovën dhe jo për vete, pasi falë saj shumë të rinj e dinë se ku është Kosova.
Postimi i saj i plotë në Facebook:
Më shumë e ka përfaqësu Kosovën Dua se Vjosa, Albini e Donika bashkë!
Dua Lipa nuk ka nevojë për prezantim e as promovim, pra e zgjodhi Kosovën për Kosovën jo për veti. Shumë të rinj e të reja në botë e dinë ku është Kosova në hartë falë Duas.
Pra, me i thanë JO, Dua Lipës, i ke thanë Jo promovimit të Kosovës e në veçanti ke penguar zhvillimin e diplomacisë kulturore për të cilën, sot, ka shumë nevojë!
Andaj, Dukagjin Lipa, me vjen keq që gëzimi i madh për ndryshim është shndërruar në zhgënjim!


