Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti, për deklaratën e tij për doracakët për edukimin seksual, të cilët tha se u bënë nga PDK e u miratuan nga LDK, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Kurtit nuk i lan mëkatet e së tashmes, propaganda për të kaluarën.
Ajo i ka bërë thirrje që të ndalet së talluri me fëmijët sepse nuk do ta lejojnë.
Postimi i saj i plotë:
Albin, propaganda me të kaluarën nuk të shpërlanë mëkatet e së tashmes!
Kjo shoqëri nuk ka nevojë për sulm të hapur ndaj vlerave tona si shoqëri e mirëqenies së fëmijëve tanë në veçanti.
Ndalu së talluri me çdo kategori të kësaj shoqërie! Me fëmijët tanë nuk të lejojmë!