Lajme

Deputetja e LVV-së thotë se Tahiri e shau Bislimin me “rob shpije”

11/10/2022 11:52
nga:Genita C

Deputetja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, ka reaguar pas përplasjes në kuvend të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi dhe deputetit të PDK-së, Abelard Tahirit.

Ajo në Facebook ka shkruar se po i shajnë me “rob shpije”. Sipas saj kjo është e pafalshme.

“Ne edhe mund t’ju kritikojmë”. Jo, ju na shani me rob shpie po edhe me mendu me logjikën e robit është e pafalshme e le më pas çdo fjalimi në Kuvend. Askujt nuk i falet e le më një deputeti”, ka shkruar ajo.