Lajme

Deputetja e Listës Guxo tregon a ka përçarje mes deputetëve të shumicës

06/07/2022 22:52
nga:G B

Deputetja e Listës Guxo në Kuvendin e Kosovës, Doarca Kica-Xhelili, ka folur për zërat për përçarje në mes të deputetëve të mazhorancës, raporton Gazeta Blic.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo u pyet se a ka diçka të vërtetë në këtë. Deputetja tha se që nga fillimi kanë dëgjuar fjalë se ka përçarje brenda tyre, derisa askush nuk ka ditur se nga po vjen e gjithë ajo.

Ajo ka thënë se brenda Listës Guxo dhe brenda VV-së deputetët e kanë lirinë e shprehjes dhe se nuk ka përçarje mes tyre.

“Realisht për çarje flitet që nga themelimi i këtij mandati dhe këtij parlamenti që është mbi një vit, do të thotë që nga komplet fillimi i grupit tonë parlamentar që ishte në bashkëpunim, asokohe lista Vjosa, iniciativa e presidentes dhe lëvizjes Vetëvendosje. Ne gjithmonë kemi dëgjuar që kemi çarje dhe jemi munduar të identifikojmë atë çarje brenda nesh sepse askush nuk e dinte prej nga po vjen, kështu që deri më tani asgjë nuk ka konkrete. Ne megjithatë e kemi lirinë përbrenda grupit parlamentar ta themi mendimin tonë, nuk është se nuk ka ndodhur që deputetët nga radhët e listës Guxo, në fakt edhe nga lëvizja Vetëvendosje të shprehin mendime ndryshe ndaj shumicës parlamentare, kështu që nuk është e vërtetë që ka çarje”, ka thënë Kica-Xhelili./Gazeta Blic/