Lajme

Deputetja e LDK-së: VV u zmbraps për zgjedhje sepse ka frikë nga opozita – deshën që Kurti të mbetet i paprekshëm

04/02/2024 10:37
nga:G B

Debatet për zgjedhjet e parakohshme janë bërë shumë aktuale.

Kjo pas një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, se partia e tij do ta ndihmojë opozitën me numra për mocion për rrëzim të Qeverisë, nëse ajo dëshiron të shkojë në zgjedhje.

E, nga opozita u shprehën të gatshëm për zgjedhje, por kërkuan që Kurti të pranojë që është dorëzuar dhe të dorëhiqet.

Por, Kurti tha që nuk jep dorëheqje.

Më pas nga Lëvizja Vetëvendosje u shprehën se s’ka arsye për të shkuar në zgjedhje.

Lidhur me gjithë këtë, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se VV në bazë të sondazheve menduan se mund të dalin sërish të parët.

Sipas saj, tërheqja e VV-së për zgjedhjet u bë pasi është rritur zhgënjimi ndaj Qeverisë Kurti dhe është rritur shpresa në LDK-në.

“E para, i kanë disa sondazhe paraprake dhe e bënë nga arroganca, se mund të dalin të parët sërish. E dyta, kohës së fundit, duket se është rritur skajshëm zhgënjimi me Qeverinë Kurti, dhe është rritur shpresa në LDK-në, pas lansimit të programit tonë, si alternativa më e mirë kundrejt këtij pushteti skandaloz”, vlerëson ajo.

Deputetja thekson se mazhoranca mendoi të shkonte në zgjedhje por që Kurti të mos prekej duke mos u dorëhequr.

Ajo ka shtuar se pushteti ka frikë nga opozita dhe janë zmbrapsur.

“Së treti, këta menduan se duhet zgjedhje të parakohshme, por Albin Kurti të mbetet i paprekshëm, duke mos u dorëhequr Kryeministri Kurti, duke abuzuar me pushtet e vitra nga buxheti, për të rritur elektoratin. Kanë edhe frikë tashmë nga opozita. Tash kanë parë diçka në terren dhe janë zmbrapsur”, deklaron deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi./Gazeta Blic/

 

Tërheqja e Kurtit për zgjedhje/ Haziri: S’pati interesim, ishte kurth politik për opozitën e mesazh shantazhues për ndërkombëtarët

Deputeti i VV-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje qysh këtë javë – në zgjedhjet e ardhshme do të thyejmë rekord të ri

Haliti: Kurti po e vë në lojë opozitën, ai do t’i shtyjë sa më shumë zgjedhjet e Asociacionin