Projektligji për Trustin do të shkojë në Kuvend, pa miratimin e Komisionit për Ekonomi, në të cilin sot dështoi miratimi.
Duket se kërkesat e qytetarëve janë të shumta, pasi nesër në Prishtinë do të mbahet protestë, me kërkesën për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të Trustit.
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë për Gazeta Blic se nuk do të marrë pjesë në protestën e nesërme, por që do të votojë pro trustit në Kuvend.
“Protesta e nesërme është protestë qytetare të cilët janë votues të pozitës e opozitës pa dallim. Unë si deputete nuk do të marr pjesë por do të votoj pro në Kuvendin e Kosovës”, thotë ajo.

Deputetja vlerëson se kjo është në dobi të qytetarëve, për shkak të krizës ekonomike.
“Krejt kjo në dobi të qytetarëve duke e parë gjendjen e rëndë financiare si pasojë e inflacionit dhe ngritjes enorme të çmimeve në treg. Shpresoj që sadopak me këto mjete ta zbusin këtë krizë”, potencon Bunajku-Rexhepi për Gazeta Blic.
Ajo ka ftuar edhe deputetët e mazhorancës që të votojnë, siç thotë ajo “në interes qytetarë e jo në direktiva partiake”./Gazeta Blic/


