Deputetja e LDK Hykmete Bajrami ka publikuar disa fotografi nga koha kur Lëvizja vetëvendosje gjuante gazlotsjellës, në kuvend dhe sprejë në drejtim të ish kryeministrit Isa Mustafa, raporton Gazeta Blic.
Sipas saj, VV-ja fitoi votat me dhunë dhe me dhunë po mundohet t`i ruajë.
Reagimi i plotë:
Ata që i kanë fituar votat me dhunë, me dhunë po mundohen t’i ruajnë.
Pavarësisht asaj çka ndodhi sot në Kuvend mos harroni se Qeveria e cila koordinohet me njerëz që janë në listën e zezë të SHBA-ve, që nga mbrëmë po i tërheqë policinë prej ndërtesave komunale në veri.
Prej krizë në krizë deri….ku?


