Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se në zgjedhje shkojnë kur të japë dorëheqje Kurti, pasi Qeveria e tij ka dështuar.
Ajo në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se LDK është e gatshme qysh sot për zgjedhje dhe tërheqja u bë nga VV pasi e kanë që janë keq dhe do të dështojnë.
“Në zgjedhje shkojmë pas dorëheqjes së kryeministrit. Qeveria e tij ka dështuar, ne si LDK jemi të gatshëm për zgjedhje nga sot. Kur i kanë parë numrat që janë shumë keq dhe se në zgjedhje do të dështojnë janë tërhequr, sepse që nga marrja e qeverisë këta janë të përqendruar vetëm tek numrat e sondazhet”, shprehet ajo.
Krasniqi thekson se qeveria Kurti është e përfshirë nga skandalet dhe këta ministra janë të izoluar e s’kanë asnjë investim apo projekt të rëndësishëm.
“LDK-ja është çdo ditë në terren dhe në komunikim me qytetarët, kjo qeveri ka dështuar në përmirësim të jetës së qytetarëve, është e përfshirë nga skandalet. Kjo qeveri, këta ministra të kësaj qeverie janë të izoluar, nuk kanë asnjë investim të rëndësishëm, asnjë takim/vizitë me qëllim që të sjellin ndonjë projekt/investim të rëndësishëm në Kosovë”, potencon deputetja për Gazeta Blic.
Ajo thekson se Kurti dhe qeveria e tij do ta marrin ndëshkimin në zgjedhje.
“Kurti dhe qeverisja e tij do ta marrin ndëshkimin në zgjedhje. Ne kemi punuar shumë në program dhe këtë po e prezantojmë çdo ditë, duke e parë nevojën e madhe që e kanë qytetarët për të ndjerë ndihmën nga qeveria”, deklaron deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi./Gazeta Blic/
Haliti: Kurti po e vë në lojë opozitën, ai do t’i shtyjë sa më shumë zgjedhjet e Asociacionin